Pronari rezultoi pozitiv me koronavirus, mbyllen dy furra në Malishevë

 Pronari rezultoi pozitiv me koronavirus, mbyllen dy furra në Malishevë

Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, sot i ka mbyllur dy furra të bukës në qytetin e Malishevës, pasi pronari i tyre, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra.

Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar./ Tv Malisheva

LAJME TË TJERA