Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

 Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Përmes këtij projektligji krijohet baza ligjore për implementimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike të hartuar nga Qeveria e Kosovës me qëllim të tejkalimit të pasojave socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Në fjalën e saj, ministrja e Financave Hykmete Bajrami, theksoi se Qeveria e Kosovës në Programin Qeverisës 2020 -2023 i kushton vëmendje të veçantë rimëkëmbjes ekonomike të Republikës së Kosovës nga pasojat e krijuara nga pandemia Covid-19. Rrjedhimisht, së bashku me Ligjin e rishikuar për Ndarjet Buxhetore për vitin 2020, ky Projektligj është mekanizmi kryesor dhe i domosdoshëm për rimëkëmbjen ekonomike, theksoi ajo.

Ministrja Bajrami shtoi se ky projektligj horizontal parasheh plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve me qëllim të arritjes së objektivave për rimëkëmbje ekonomike të vendit.

Ajo përmendi ndryshimet e legjislacionit që rregullohen përmes këtij projektligji ku përfshihen: ndryshimi i Ligjit Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore ku synohet krijimi i kompetencave ligjore për FKGK që të plasojë skema dhe produkte të reja në treg, të rrit përqindjen e mbulesës deri në 80% për garancitë kreditore të lëshuara (krahas rregullimit ligjor aktual që mbulon deri në 50%), të lëshojë garanci kreditore për zhvillimin e biznesit për fermerët e regjistruar në mënyrë të rregullt në regjistrin e fermerëve që mirëmbahet nga ministria përgjegjëse për bujqësi dhe të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), edhe në rastet kur fermeri përkatës nuk ka të regjistruar shoqëri tregtare në ARBK, si dhe në rast nevoje, Qeveria e Kosovës autorizohet të mbulojë tarifat për shërbimet e FKGK-së ndaj institucioneve financiare. Këto ndryshime padyshim do të lehtësojnë kredi-marrjen për bizneset dhe do të lehtësojnë barrën e tyre gjatë procesit të rimëkëmbjes ekonomike, nënvizoi Ministrja Bajrami.

LAJME TË TJERA