Qeveria ekzekuton nga 290€ për çdo të punësuar

 Qeveria ekzekuton nga 290€ për çdo të punësuar

Qeveria e Kosovës ka nisur ekzekutimin e pagesave për bizneset private.

Mbi 15 mijë biznese sot kanë pranuar nga 290€ për të punësuar, si ndihmë nga Qeveria e Kosovës, raporton 07 Press.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në një konferencë për media, derisa ka njoftuar se do të përfitojnë edhe mbi 19 mijë biznese të tjera private nga fondi për rimëkëmbje të ekonomisë, i cili ka vlerën e 60 milionë eurove.

Këto mjete janë të destinuara për t’ua paguar pagat punëtorëve.

Hoti bëri të ditur se përzgjedhja e kompanive private është bërë nga një komision i krijuar nga Qeveria dhe ATK, duke marrë për bazë të dhënat e deklarara nga bizneset në vitin 2019.

Ndërkaq Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, tha se shuma e mjeteve të ndara për bizeset ka qenë në bazë të numrit e të punësuarve, vlera e pagesës sipas saj është 290€ për çdo të punësuar.

LAJME TË TJERA