Qeveria ndanë 300 euro për muajt korrik – gusht për këta punëtorë

 Qeveria ndanë 300 euro për muajt korrik – gusht për këta punëtorë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aprovimin e shtesave mujore prej 300 eurosh për personelin shëndetësor që po lufton me koronavirusin.

Vendimi është marrë para pak çastesh në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Shuma prej 300 eurosh do të ndahet për muajin korrik dhe gusht.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se janë përcaktuar qartë kriteteret për mjekët dhe infermierët të cilët janë marrë direkt me trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ajo bëri të ditur se mjetet do të merren në muajin gusht, në formë retroaktive për dy muajt./Gazeta Sinjali/

LAJME TË TJERA