Qeveria sot pritet të vendos për hapjen e kufijve dhe të çerdheve

 Qeveria sot pritet të vendos për hapjen e kufijve dhe të çerdheve

Nesër do të fillojë fazasimit të masave nga pandemia Covid-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet që sot të marrë disa vendime të reja, në mbledhjen që mbahet në ora 18:00.

KOHA mëson se në mesin e tyre do të jetë edhe rihapja e kufijve, kopshteve, çerdheve, shkollave dhe kafiterive e restoranteve.

Gjithashtu do të hapen kufijtë e Kosovës dhe personat që hyjnë në territorin e Kosovës obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore në kufi dhe nuk shkojnë në vetizolim.

Pritet të merret vendim edhe për hapjen e kafiterive, bareve, restoranteve, qendrave tregtare, dhe do të kthehen shërbimet esenciale në secilin institucion publik dhe në farmaci.

Këto veprimtari duhet të mbikëqyren duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së, si nga menaxherët e institucioneve, punëdhënësit, ashtu edhe inspektoriatet përkatëse.

LAJME TË TJERA