Qeveria vendos për ndarjen e 50 eurove shtesë në janar për këtë kategori të punëtorëve

Punëtorët e sektorit publik në Kosovë me pagë të janarit pritet t’i marrin nga 50 Euro shtesë.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës nga 50 Euro shtesë në pagë do të vazhdojnë të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, pati nisur në shtator pas grevave.

Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.