QKUK po mbushet me të prekur me Covid, 93 të shtrirë, 41 në trajtim me oksigjenoterapi, 5 në gjendje kritike

 QKUK po mbushet me të prekur me Covid, 93 të shtrirë, 41 në trajtim me oksigjenoterapi, 5 në gjendje kritike

Rritja e numrit të të infektuarve me Coronavirus ka bërë që të stërngarkohet Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Aktualisht në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 me të infektuar me Covid-19, shkruan Reporteri.net.

Ndërkohë sipas raportit nga kjo Klinikë 5 raste janë në gjendje kritike kurse 41 veta janë në oksigjenoterapi.

“Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi. 41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike”, thuhet në raport.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në ditët e fundit, ka shqetësuar institucionet shëndetësore në Kosovë.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2,169 derisa janë shëruar 1,047 persona, dhe janë konfirmuar 37 viktima.p

LAJME TË TJERA