Rahoveci i ‘lumtur’ me përforcimet, por orari në katër javët e para, thjesht “ferr”

 Rahoveci i ‘lumtur’ me përforcimet, por orari në katër javët e para, thjesht “ferr”

KF Rahoveci duket të jetë i lumtur me përforcimet e fundit.

Kjo vërehet nga buzëqeshja figurative në postimet e fundit të klubit, përcjell 07 Press.

Megjithatë, “Vreshtarët” kanë arsye për t’u shqetësuar paksa.

Kjo pasi, orari nuk flet në favor të tyre. Bardhekaltërit, me të filluar stinori do të udhëtojnë drejt Istogut, për t’u ndeshur me Onixin e super-përforcuar dhe me synime për t’u plasuar në elitë.

Pas Onixit, Rahovecin e pret një dopietë konkurrente për t’i ikur pozitës së fundit.

Fillimisht në “Jahja Danuza” e presin Istogun përballë të cilit arkëtuan një pikë në “Demush Mavraj” në pjesën e parë të sezonit.

Pas Istogut shkojnë në Mitrovicë për të luajtur me Trepçën, teksa fare në fund do të jenë nikoqirë të Vëllaznimit.

Pas xhiros së 18, sipas propozicioneve të garave, hidhet shorti për 9 ndeshjet e fundit të edicionit 2021/2022, ku skuadrat që janë të pozicionuara në vendet 6,7,8,9 dhe 10 do t’i luajnë 4 ndeshje si vendas, 5 si mysafirë, një pikë tjetër disfavori kjo për ekipin nga rajoni 07, pasi sipas asaj që shihet, do ta kenë të vështirë të jenë në pjesën e epërme pas 18 javësh.

/07 Press/

LAJME TË TJERA