Rahoveci të dielën ndaj Pheonix-it si mysafir, gati për rezultat pozitiv

Rahoveci do të jetë mysafir i Phoenixit në ndeshjen kryesore të javës së gjashtë në Ligën e Parë.

Vreshtarët udhëtojnë drejt Vitomiricës për të mos u mposhtur, kurse një fitore veçse do t’i shtonte edhe më tepër shpresat për elitë.

Kujtojmë aktualisht bardhekaltërit kryesojnë renditjen tabelare me katër fitore dhe vetëm një barazim në pesë ndeshje.

Më poshtë edhe njoftimi i para pak çasteve nga klubi.