Rahoveci – Ylli, ajka e “Play-Offit”

 Rahoveci – Ylli, ajka e “Play-Offit”

Mëkat që nuk do të ketë tifozë.

Rahoveci dhe Ylli do të ndeshen sot me fillim nga ora 17:00 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së gjysmëfinales, përcjell 07 Press Sport.

Në fakt, “Vreshtarët” të dy ndeshjet e para do t’i luajnë në cilësinë e vendasit, pasi kanë përfunduar më lartë sesa kundërshtarët e sotëm në kampionatin e rregullt.

Në këtë të fundit, pra në sezon të rregullt, Rahoveci triumfoi në të gjitha përballjet zyrtare, 4-0. Por, vendi i parë në Ligën Unike dhe kualifikimi duke mposhtur Bashkimin, i ka dhënë forcë skuadrës nga Suhareka.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, ndërsa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/07 Sport/

LAJME TË TJERA