RB Leipzig mohon se ka arritur marrëveshje me Rashicën

 RB Leipzig mohon se ka arritur marrëveshje me Rashicën

Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra të shumtë lidhur me të ardhmen e Rashicës.

Madje, mediat gjermane kanë deklaruar bindshëm se ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica veçse ka nënshkruar me Leipzigun, përcjell GazetaBlic.

Por, ka qenë drejtori sportiv i RB Leipzig, Markus Krosche, i cili ka mohuar këto spekulime, duke thënë se duke u bazuar në situatën aktuale, nuk është e denjë që të flitet për marrëveshje potenciale, pasi momentalisht nuk ekziston një e tillë.

“Është e pakuptimtë (të thuhet) se mund të arrihen marrëveshje konkrete në këtë gjendje që jemi tani”, tha shkurt Krosche.

Gjithsesi, gjatë javëve në vijim pritet të ketë zhvillime të reja reth kësaj çështjeje, kurse kujtojmë se në fundjavë Bundesliga rikthehet në aksion, duke u bërë kampionati i parë nga të mëdhenjtë, që i thotë po rinisjes, ani pse me shumë rezerva.

LAJME TË TJERA