Reagon IKSHP-ja, kërkon mbylljen e këtyre sektorëve

 Reagon IKSHP-ja, kërkon mbylljen e këtyre sektorëve

49 raste me COVID-19 janë konfirmuar sonte, duke quar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 mijë e 486 raste.

Përpos kësaj u bë e ditur se numri më i madh i të infektuarve së fundi është në Vushtrri me 22.

Gjithashtu IKSHPK bëri të ditur se janë shëruar 25 persona, teksa u rekomandua mbyllja e disa sektorëve në Kosovë.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

LAJME TË TJERA