Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë

 Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se një qytetar i kësaj komune, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pasi i njëjti ishte i prekur me koronavirus.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Kastrati, ka bërë të ditur se ky është personi i dytë që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Kamenicë.

Shkrimi i plotë nga kryetari i Kamenicës:

Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart.

Ngushëllime të sinqerta familjes!

LAJME TË TJERA