Rëndohet bilanci: 23 raste të reja me koronavirus / Asnjë në rajonin 07

 Rëndohet bilanci: 23 raste të reja me koronavirus / Asnjë në rajonin 07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 978.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 270 mostra, prej të cilave 23 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”, ka njoftuar IKSHPK.Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 22 persona të prekur nga koronavirusi.Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

NJËZET E TRE RASTE ME COVID-19 DHE NJËZET E DY TË SHËRUAR!Sot më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 270 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 23 raste.Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.Sot më 16 maj 2020, janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 713 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.685.883 raste të COVID-19 dhe 310.801 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJQËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

LAJME TË TJERA