Rey Manaj në Serie A?

 Rey Manaj në Serie A?

Ka luajtur në Serie A edhe në të kaluarën, sa ishte pjesë e Interit.

Ajo përvojë në Apenine pritet të jetë një pikë shtytëse për vendimin e futbollistit shqiptar, Rey Manaj, që të nënshkruajë me Veronën, përcjell GazetaBlic.

Sipas gazetës “Panorama”, në opinion kanë filluar të qarkullojnë zëra se skuadra nga “Marc’Antonio Bentegodi” e ka piketuar djaloshin nga Lushnja si sulmuesin e ardhshëm.

Përfitimet e shumta nga futbollistët shqiptarë, duket të kenë bindur drejtuesit italianë që të marrin hapa konkretë në këtë drejtim.

23 vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira me ekipin B të Barcelonës, ani pse shpeshherë ushtronte edhe me atë A, bashkë me Messin e të tjerët.

Gjithsesi, ditëve në vijim mund të ketë zhvillime të reja rreth këtij operacioni transferimi.

LAJME TË TJERA