Rikthehet koronavirusi në vendin tonë, konfirmohen 40 raste

 Rikthehet koronavirusi në vendin tonë, konfirmohen 40 raste

Sot më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 296 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 40 raste”, thuhet ne njoftimin e IKSHP’se.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)

Sot më 07 qershor 2020, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 890 raste.

LAJME TË TJERA