Rrahje brutale në Prishtinë: 61-vjeçari e bën për spital të moshuarin 76-vjeçar, ia thyen dhëmbët

Konfliktet mes të rinjve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Por ka raste kur në të tilla raste përfshihen edhe të moshuarit, siç ka ndodhur së fundmi në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Burimet nga Emergjencë kanë bërë me dije se për motive akoma të panjohura, një person, i moshës 61-vjeçare e ka sulmuar fizikisht një 76-vjeçar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Për pasojë, Sinjali mëson se i moshuari është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, i dyshuari ia ka thyer dhëmbët.

Pasi rasti është raportuar edhe në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.