Rrahmani: Duhet të japim më shumë në fushë, po na mungon efikasiteti

 Rrahmani: Duhet të japim më shumë në fushë, po na mungon efikasiteti

Kosova ka pësuar humbje 0-1 nga Gjeorgjia në kualifikimet e Kupës së Botës.

Pas ndeshjes ka folur futbollisti Amir Rrahmani që ka pranuar se duhet të japin më shumë në fushë, shkruan lajmi.net.

“Ishte ndeshje e vështirë, por ne si ekip duhet të japim më shumë, kjo që dhamë sot nuk ishte e mjaftueshme”.

“Po nga mungon efikasiteti dhe dëshira më e madhe për me jep gol, gjë që na kushtoi”.

“Sot kemi hyrë në ndeshjen me mendimin që të fitojmë dhe të japim maksimumin, por fatkeqësisht nuk ia dolëm”.

“Ndaj Greqisë synojmë rezultat pozitiv pasi është ndeshja e fundit në kaulfikime, duhet të fillojmë një etap të re”, përfundoi Amir Rrahmani.

Në ndërkohë Kosova tani renditet në pozitën e pestë në grup me katër pikë, aq sa ka edhe Gjeorgjia në pozitën e katër.

LAJME TË TJERA