Rrëfimi rrëqethës i Ferdonije Qerkezit, për vrasjen e djemve dhe burrit nga forcat serbe

 Rrëfimi rrëqethës i Ferdonije Qerkezit, për vrasjen e djemve dhe burrit nga forcat serbe

Ferdonije Qerkezi që gjatë luftës ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë ka treguar rrëfimin prekës së jetës së saj në emisionin Frontal në T7.Qerkezi që tash e sa vite jeton e vetme, ka deklaruar se e kujton atë ditë kur ia morën bashkëshortin e djemtë sikur sot.E njëjta shton se e di edhe policin serb që ka qenë atë ditë kur ia morën djalin e djemtë nga shtëpia.

Ky është rrëfimi i plotë i Qerkezit:Si atë ditë që më ka ndodhë si sot, e njëjta dhimbtë është. Ka qenë ditë shumë e vështirë, 27 marsi 99, policia serbe janë hi në shpi tonë, na kanë kontrollu, jemi kanë 23 veta, 11 meshkuj 12 femra, janë hi prej hyrjes kryesore dhe na kanë nxjerrë jashtë. Bashkëshortit me emër i kanë thanë kush janë këta mysafirë, dy djemtë e mëdhaj i kam pas të martum ka 8 muaj martesë.Na nxirren jashtë na kontrollunë, e na thanë kthehuni brenda.

U kthymë brenda nejtëm aty. Kur u bo ora 3 janë ardhë të njëjtit polic edhe djemtë edhe bashkëshorti e kanë njoftë këtë Draganin, na kanë qu në podrum edhe na e kanë marrë lejet e njoftimit, përveç djalit tim 14 vjeçar. Na kanë mbajtë aty për një orë e gjysmë, u kanë tu ra shi e shtune. Kur na kanë kthy na thanë që ju ka thanë kryetari policisë, runi se na vynë. Kur na kthynë lejet e kemi pas një kerr opel kadet, qeky Dragani i ka dhanë djalit të madh urdhër me e hjekë kerrin prej podrumi, edhe na kanë shti krejtve podrum.

Kanë hi i kanë kontrollu tre podrumat, kemi nejtë na aty 23 veta. Qeky Dragani i ka thanë bashkëshortit birna një tavolinë edhe katër karrika, Dragani lypi raki, bashkëshorti i tha s’kemi, momentalisht nuk kemi, vec kemi langje.Qeky Dragani e thirri djalin e tretë, hajde shërbena se shërben mirë, se na si familje kemi punu komplet në qebaptore. Mas një kohe Dragani lypi kafe, a bën me naj bo ka një kafe, bashkëshorti tha po. Unë i bona dy kafe edhe i zhdrypa po njani prej atyne dyve kish pas dashtë kafe më të ithët, tu hyp shkallve bohna uff tha cka ki nana, edhe tha mos u tut se jemi ka ju rujmë, e bona kafen edhe zhdrypa poshtë. I tha bashkëshortit, juve shqiptarëve duhet me ja pre krytë, tha ju jeni njerz të këqij, edhe na tha fjalë fyese. Bashkëshorti i tha në dorë na keni, cka doni mundeni me na bo.

Qeky Dragani hini në podrumin e dytë, na kqyri na dha një gjysë kille kafe edhe dy çokolata me ja dhanë fmive të vegjël edhe dul masanej u kthy edhe njëherë i tha car lësho qikën edhe hajde me mu. I murr atë edhe Halimin edhe Skenderin, i kanë vnu maskat, edhe i lypën meshkujt me emër. Unë Ermondin e pata si përmbrapa thash qu si policia, e fjalosi veten shpesh, u qu djali vrap dul jashtë u kthynë apet e lypshin edhe një mashkull. I tham i keni marrë krejt, kur po thotë lypshin pare se ne jemi UCK’ja.
Masi u kthynë jau lypën nusën unazat, vathët e zingjirët. Na kanë plaçkit me gjithçka, mu drejtunë mu me pushkë automatike më kërcënun me qitë pare, insistova mos me qitë i kum pas 500 marka.

I murrën paret edhe na thanë dilni për Shqipni. S’kemi pa të vrarë para dyrve, kur jemi shku aty na ka dalë një patrollë i tham që polcët e juj na kanë thanë me shku për Shqipëri.Nusev ju thash ka po doni me shku, më thanë ka të shkojsh ti edhe na. Unë erdha në shpi me pa cka ka ndodhë, s’kish pas gjurmë që i kanë vra, pastaj kam shku te vllau tri katër ditë kum nejtë te vëllai, pastaj në shpi të nanës edhe babës.Gjatë luftës kemi dalë i kemi lyp ka janë ka s’janë po nuk na kanë lajmëru. Polica na thojke nuk e dijmë, është një luftë shumë e keqe. Me 7 maj unë edhe baba i Vegimit, jemi shku në shtëpi të këtij Draganit, që ka qenë në shtëpi, jemi shku aty edhe trokitëm. Jemi ardhë diçka me të lyp. Na e qeli derën na shtini mrena, po thotë jam ardhë Dragan se na ka marrë vllaun me katër djem, ai tha mos janë shku në UCK. Na i thamë jo se deri në natën e fundit kanë punu në dugajë.

Ai tha se mos i kanë vra në Koshare. Bashkëshorti u kanë i smutë prej zemres, i thash nëse i keni marrë ju hapat me ja dhanë, më tha na hapa kemi boll ja dhajmë vet.Ai e ka pranu që i ka marrë po tha që i kam qu në stacion të policisë e nuk e di ku kanë mbetë. Prej asaj dite deri 2005 s’kam marrë vesh kurgjo. Atëherë më thanë që të dekun janë, po analizat s’ju dilshin qysh po duhet, më vetshin a janë të martunë. Atëherë më ka ardhë lajmi për Artanin edhe Edmondin.

Për Halimin edhe dy djemt nuk di sot e atë ditë kurgjo hic. Sipas të dhënave i kanë qu në morg të Rahovecit, pastaj s’kemi mujt me hasë hala në copat e tyre.Unë shpresoj me i gjetë trupat, se për gjallë nuk shpresoj. Unë kam shpresu se thojsha e kishin qu një letër, por mu ka shu shpresa, ama kum heshtë, deri më kanë dhanë lajmin kryqi kuq. Shpresë vec me i varrosë bashkëshortin dhe dy tjerët.Unë jetoj e vetme, po jetoj me jetën e tyre, fjalët e atyre, në çdo hapë më përcjellin fjalët e djemve e të bashkëshortit, gjithmonë i kam para syve, i shoh gjithmonë që lypin prej nanës.

“Abë”, gjithmonë zani i tij më hin në vesh.Kur mora lajmin se nuk janë më, e ktheva në muze për me lënë trashëgimi gjeneratave të reja, me ju tregu shkjau çka bën se tana herë është tradhtar.Unë ju kam thënë edhe ambasadorët që atyre nuk ju zihet besë, si mu që ma kanë ngulë thikën prapa shpinës, mi kanë marrë anëtarët e sot jam e vetme.Nuset kanë prit 5 vjet e gjysmë, po fati deshti, ato u detyruan me dalë, me kriju familje të reja, gjithmonë nifsha mirë për to.

LAJME TË TJERA