Rreshje të dobëta bore, ky është moti në Kosovë për sot dhe nesër

 Rreshje të dobëta bore, ky është moti në Kosovë për sot dhe nesër

 Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, njofton IHK.

Kryesisht në orët e para të ditës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesëshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s.

LAJME TË TJERA