Rritja e rasteve me Covid-19, kryeministri Kurti tregon pse nuk morën masa gjatë muajve qershor dhe korrik

 Rritja e rasteve me Covid-19, kryeministri Kurti tregon pse nuk morën masa gjatë muajve qershor dhe korrik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi COVID-19, duke thënë se pikëllimi që ka kapluar mbarë njerëzimin nuk e bën më të vogël dhimbjen që ndjen secili kur e humb të afërmin e vet, e sipas tij, atë dhimbje s’e lehtëson dot askush, veç koha deri diku.

“Falënderim e mirënjohje infermierëve dhe mjekëve, policëve dhe inspektorëve, për këto mbi 500 ditë pune e beteje vetëmohuese”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti tha se sot mund të duket sikur qeveria të cilën ai e udhëheq do të mund të bënte më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por sipas kreut të qeverisë, gjendja atëherë ishte krejt ndryshe.

“Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët, do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë, edhe sot, ne kemi vepruar në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së dhe me situatën në terren ku numri i rasteve të reja ishte shumë i ulët deri në fillim të muajit gusht e madje gjatë tërë dhjetë ditëshit të parë”, ka thënë Kurti në videomesazh.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se rritja e rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjes nga virusi korona, ishte e befasishme dhe e paparashikuar.“Ekspertët e prisnin një valë të varianti delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë. Ne morëm masa, dhe po veprojmë në kohë reale”.

Tutje ai ka bërë me dije se sot është arritur shifra prej 1 milion e dozave të administruara të Covid-19.

Mesazhi i plotë:

LAJME TË TJERA