Rrron Gjinovci: Po më vjen marre që një ushtar i Kosovës është i dyshuar për plagosjen e civilëve

Rron Gjinovci, analist e moderator, ka shkruar një status, ku ka komentuar plagosjen e dy serbëve në Shterpcë, për të cilën ngjarje është i dyshuar një ushtar i FSK-së.

Gjinovci ka shkruar se “po i vie” marre që një ushtar i ushtrisë së Kosovës është i dyshuar për të shtëna në drejtim të civilëve.

Tutje, Gjinovci ka treguar se ai është i pikëlluar që një fëmijë 11 vjeç dyshohet që ka qenë cak për vrasje nga një ushtar i FSK.

Postimi i plotë: