Seanca për Rimëkëmbjen Ekonomike e paraparë për ora 10:00, shtyhet për 30 minuta, mungojnë deputetët!

 Seanca për Rimëkëmbjen Ekonomike e paraparë për ora 10:00, shtyhet për 30 minuta, mungojnë deputetët!

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues ishte paraparë të nis në ora 10:00.

Por është Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila bëri të ditur se nuk ka kuorum për nisjen e kësaj seance, kësisoj duke iu dhënë kohë edhe 30 minuta për t’u mbledhur në sallën e Kuvendit.

Deputetët parashihej që sot të mblidhen në sallë, për të provuar që për herë të shtatë të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej 10% të Trustit.

LAJME TË TJERA