Serbët provokojnë Zhegrovën dhe shqiptarët, e shpalosin hartën e Kosovës me flamur serb në të

Serbët vazhdojnë të bëjnë propaganda me slogane dhe pankarta të ndryshme në sport.

Disa tifozë serbë u shfaqën së fundmi edhe në Francë, ku e shpalosën një flamur me hartë të Kosovës, por me ngjyra të flamurit serb.

LAJMI I FUNDIT: Alban Veseli e Bardhi Rexha rikthehen te KB Rahoveci

Gjithashtu, në të shkruante “Nuk ka dorëzim”, duke e vazhduar ëndrrën e tyre se Kosova është pjesë e tyre.

Me këtë rast, tifozët serbë të Auxerre e provokuan Edon Zhegrovën pasi ky ekip u përball pikërisht me Lillen, aty ku paraqitet përfaqësuesi kosovar.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes, ndërsa nuk ra pre e këtyre provokimeve të serbëve./Express