Shkon në mbi 100 numri i pacientëve me COVID-19 në Infektive, 13 në gjendje të rëndë

 Shkon në mbi 100 numri i pacientëve me COVID-19 në Infektive, 13 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së aktualisht janë duke u trajtuar 106 pacientë me COVID-19.

46 prej tyre janë me oksigjenoterapi, teksa shtatë janë në gjendje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Njoftimi i plotë:

106 pacientë të konfirmuar me Covid-19, janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive të QKUK-së.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19, të cilët trajtohen në Kliniken Infektive është si vijon;

46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 7janë në gjendje të rëndë.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Sot lirohen 6 raste Covid-19 poztiv, në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi.

Në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht 3 raste me Covid-19, 1 i intubuar dhe 2 me CPAP, kurse edhe 2 të tjerë me do të transferohen nga Klinika Infektive.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë me Covid-19.
3 pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në Covid-19, janë transferuar në Klinikën Infektive.

LAJME TË TJERA