Shqetësuese: Njëri prej të infektuarve sot në Prishtinë nuk dihet se ku e mori koronavirusin

 Shqetësuese: Njëri prej të infektuarve sot në Prishtinë nuk dihet se ku e mori koronavirusin

Sonte në Prishtinë janë paraqitur edhe nëntë raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se pesë nga rastet që kanë rezultuar të infektuar kanë shkuar nga QKMF ndërsa katër tjera nga Klinika Infektive.

Ai thotë se një rast nga dita e djeshme nuk e di nga e ka marrë infeksionin pasi ka pasur mjaft kontakte, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se nga dita e nesërme pritet të shërohen disa persona nga Prishtina.

“Aktualisht kemi 60 raste aktive në Komunën e Prishtinës të shtrirë në 11 lagje. Kemi 73 të shëruar dhe 136 të infektuar nga fillimi i pandemisë”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se në institucionet shëndetësore në kryeqytet punojnë 840 punëtorë dhe deri në këto momente asnjëri nga ta nuk është prekur me coronavirus.

LAJME TË TJERA