Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Shtatë persona të lënduar në aksidentin e rëndë në Rogovë, mes tyre dhe dy këmbësorë

Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku në fshatin Rogovë të Gjakovë si pasojë e përplasjes mes dy veturave. Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar shtatë persona të cilët janë duke u trajtuar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër)”, tha Elezaj.

Ai shtoi se rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë.