Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Shtatë seanca, Kafexhiu i lumtur me punën e deritanishme: Gjithmonë me përgjegjësi morale e profesionale

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Defrim Kafexhiu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” konfirmoi përfundimin edhe të seancës së shtatë të rregullt.

Prej shtatë muajsh ai drejton legjislativin në Komunën e Rahovecit, teksa jo pak herë është lavdëruar për punën dhe angazhimin.

Vet ai shkroi se angazhohet që secilën detyrë të paraparë ta kryejë me përgjegjësinë më të lartë morale e profesionale.

Më poshtë edhe postimi i plotë.