Shteti ndan 41 milionë euro për sektorin privat

 Shteti ndan 41 milionë euro për sektorin privat

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka propozuar të ndahen 41 milionë euro për paga në sektorin privat, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia koronavirus.

Sipas Rukiqit, 12 milionë euro do të shkojnë pë qiratë, ndërsa 20 milionë tjera për likuiditet të kompanive.

Njoftimi i plotë nga Rukiqi, pa ndërhyrje.

Ministri i Financave sapo propozoj:

– 41 milione euro per paga
– 12 milione euro per qirate (per 2 muaj)
– 20 milione per likuiditet te kompanive

Kjo per fazen emergjente. Mire per fillim, por do te insistojme qe ne faza tjera te alokohen edhe mjete shtese.

LAJME TË TJERA