Shteti që në mes të shkretëtirës do të ndërtojë qytetin e “mrekullive”, atje do të jetojnë 1.5 milion njerëz

 Shteti që në mes të shkretëtirës do të ndërtojë qytetin e “mrekullive”, atje do të jetojnë 1.5 milion njerëz

Izraeli po punon në një projekt ambicioz sepse në mes të shkretëtirës do të ndërtojë një vendbanim modern.

Pasi që Tel Avivi është “motori” i Izraelit, një lloj i “Silicon Valley” në Detin Mesdhe, të gjitha rrugët qojnë në atë qytet, transmeton Telegrafi.

Në këtë rajon janë të koncentruara kompani të shumta teknologjike të vendit, dhe një pjesë e madhe e fuqisë “cilësore” punëtore.

Afro 90 për qind e investimeve në ekonomi dhe shkencë shkojnë në këtë pjesë të vendit.

Cilësia e jetës është e lartë, megjithatë, qiraja dhe harxhimet e tjera dita ditës po rriten dhe çdo herë e më pak mund t’ia dalin për të bërë një jetë “komode” në Tel Aviv.

E zgjidhje kësaj çështje do të mund t’i jepte vizioni “Izraeli 2040-vendi i së ardhmes”, ku në 20 vitet e ardhshme, me përpjekje të mëdha të tërë vendit, parashihet që shkretëtira Negeve dhe Galile të bëhen zona të banuara – madje me 1.5 milion njerëz.

Në plan është ndërtimi i vendbanimeve të gjelbëruara me një standard të lartë jetësor, ku do të përdoret teknologjia më e avancuar që siguron hapjen e qindra mijëra vendeve të punës me paga tejet të larta, themelimin e enteve të klasit të parë shkencor dhe arsimor dhe ndërtimin e një infrastrukture moderne: spitale, parqe dhe pyje, e të gjitha këto në vendin që sot është i zbrazët, një tokë jopjellore apo më mirë thënë shkretëtirë.

Në këtë mënyrë do të “lirohet” zona e mbipopulluar dhe e shtrenjtë e rajonit të Tel Avivit, derisa zonat më pak të zhvilluara dhe relativisht të varfra ku përqindja e industrializimit është e ulët, do të ketë përparim të madh.Pas këtij projekti qëndron “Fondi Kombëtar Hebrenj” – Keren Kajemet Lesrael (JNF-KKL) – organizata më e vjetër joqeveritare në Izrael që merret ekskluzivisht me problemet ekologjike dhe infrastrukturë.Më konkretisht, planifikohet zhvendosja e rreth 500 mijë izraelitëve në Galile dhe rreth një milion tjerë në shkretëtirën Negev.

Në qendrat e reja industriale do të ketë 750 start-up kompani, 25 institute kërkimore dhe zhvillim për 150 kompani tjera të suksesshme nga ky vendi por edhe nga jashtë, që do të punësojnë 180 mijë persona të kualifikuar në profile të ndryshme.Planet janë reale, duke marrë parasysh se ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha nga e mbarë botë prej vitesh po ia mësyjnë Izraelit për të përfituar nga përvoja dhe dija e Izraelit në fushën e IT-së.

Qendrat e reja industriale dhe shkencore do të sigurojnë hapjen e rreth 300 mijë vendeve tjera të punës, për shembull, në shkolla, spitale, ndërmarrje që ofrojnë shërbime tregtare me pakicë, do të thotë, të gjitha këto bashkë – rreth gjysmë milioni vende të reja pune.Projekti “Izraeli 2040” aktualisht është na fazën e planifikimit, kurse do të financohet nga fushata globale për mbledhjen e donacioneve që do t’i fillojë JNF-KKL, nga subvencionet shtetërore dhe investimet private.

LAJME TË TJERA