Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen e të vëllait në Bërnjak të Rahovecit dy vjet më parë

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve Sadat dhe Isuf Kryeziu, si dhe ekspertëve Tefik Hoti dhe Lutfi Raca, ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarit Gani Kriezi, i cili ngarkohet se në shkurt të 2020-ës në Bërnjak të Rahovecit, e ka vrarë dhe më pas e ka djegur vëllanë e tij, B.K. raporton Betimi për Drejtësi.

Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skënderaj (PAMJE)

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Drilon Haraçia tha se për dëshmitarin Isuf Kryeziu nuk ka prova që është ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa për dëshmitarin Sadat Kryeziu, përfaqësuesi i palës së dëmtuar njoftoi se i njëjti nuk ka mundur të vijë nga Zvicra.

Ndërsa, për ekspertët Hoti dhe Raca, gjykatësi tha se ka kontaktuar me ta dhe se të njëjtit do të paraqiten në seancën që do të mbahet nesër.

Në këto rrethana, kjo seancë është shtyrë dhe e radhës pritet të mbahet nesër.

Kërcënohet me vrasje zyrtari policor në Rahovec pasi i shqiptoi 25-vjeçarit gjobë për kundërvajtje në trafik

Aktakuza thotë se gjatë një bisede të përbashkët, i akuzuari ishte fyer nga tani i ndjeri, me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i revoltuar nga kjo, i akuzuari kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen, ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e tani të ndjerit B.K, hyn brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.