Si ndodhi që vetëm 9 persona u dërguan për karantinim, në mesin e 147 të kthyerve?

 Si ndodhi që vetëm 9 persona u dërguan për karantinim, në mesin e 147 të kthyerve?

Të shtunën e javës së kaluar janë kthyer në vendlindje 147 bashkëatdhetar nga vendet e ndryshme të botës, ndërkaq vetëm 9 prej tyre, janë dërguar për karantinim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në mesin e personave të dërguar për karantinim, ishte edhe 26 vjeçari Agon Musliu nga Komuna e Gjilan, i cili ditën e djeshme i dha fund jetës duke kërcyer nga kati i 5 në Qendrës së Studentëve.Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime Brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq një ditë më vonë, MSH ka dalë me një sqarim se cilët persona nuk dërgohen për karantinim, por vetëizolohen, në përiudh prej 14 ditësh.
Lista e personave që nuk dorëzohen në Qendrën e Studentëve për karantinim:1. Personat me probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjet kronike;
2. Personat e moshës mbi 70 vjeç (viti 1950 )
3. Fëmijët nën 18 vjeç që janë pa shoqërim të prindërve;
4. Profesionistët që do të jenë në shërbim të parandalimit dhe luftimit të
COVID-19 (mjek, polic, dhe pjesëtar të FSK-së).
5. Personave që hyjnë në RKS dhe do të jenë përcjellës për varrime të familjarëve të tyre.
Sipas raportimeve të para thuhet se i riu gjilanas kishte dëshmuar se ka probleme shëndetësore me të arritur në Kosovë pas kërkesës së bërë nga familjarët e tij, por që pavarësisht kësaj i ishte kërkuar që të futej në karantinë. Madje dëshmitarë të cilët qëndruan me të e thanë të njëjtën gjë, duke shtuar se ai ua kishte vërtetuar institucioneve përgjegjëse këtë gjë.Lidhur me e rastin tragjik të ndodhur mbrëmë reaguan thuajse të gjithë krerët e shtetit, ku kërkuan hetimin e këtij rasti.

Edhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, doli sot para mediave dhe kërkoj që të sqarohen rrethanat e këtij rasti, duke thënë se po e mendon edhe dorëheqjen nga funksioni.Në anën tjetër, babai i të ndjerit, Naim Musliu, ka fajësuar në mënyrë direkte për vdekjen e djalit të tij kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçlën dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia.“Fajtor i krejt kësaj është Albin Kurti, Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, bashkë me zagarët e tij”, u shpreh Musliu në RTK.Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri kishte probleme me gurë në veshka qysh para se të shkonte në Gjermani dhe se të njëjtat dokumente ia ka prezantuar edhe mjekëve por nuk i kanë marrë parasysh.

LAJME TË TJERA