Simeone cinik pas humbjes nga Milani: Pati gjëra që më pëlqyen mbrëmë

 Simeone cinik pas humbjes nga Milani: Pati gjëra që më pëlqyen mbrëmë

Milani ka triumfuar me rezultat 0 me 1 ndaj Atletico Madrid.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Piolit, dominim ky që u kurorëzua me gol nga Messias.

“Rossonerët” mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje pas këtij rezultati pozitiv, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone tha se kundërshtari luajti shumë mirë.

“Ata e punuan mirë lojën dhe përfunduan duke shënuar një gol shumë të bukur”.

“Është normale që ka gola në një farë mënyre dhe në këtë rast ka ardhur nga një anë”.
“Champions nuk të fal, të lë të kalosh nëse e meriton dhe do shkojmë të gjejmë lojën që mbetet me meritë për të vazhduar në Champions”.

“Ka pasur gjëra që më pëlqyen dhe të tjera për të cilat do të duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Simeone.

LAJME TË TJERA