Sinonim i kulmit të lumturisë, lindin trinjakë në spitalin e Tiranës

 Sinonim i kulmit të lumturisë, lindin trinjakë në spitalin e Tiranës

Sot trinjakë kanë ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet.

Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët”, shkruan Manastirliu.

LAJME TË TJERA