Situata po përkeqësohet, IKSHP-ja rekomandon mbylljen e sektorëve ku ka raste pozitive

 Situata po përkeqësohet, IKSHP-ja rekomandon mbylljen e sektorëve ku ka raste pozitive

?????????????????????????????????????????????????????????

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas rritjes së ndjeshme të numrit të rasteve me Covid 19 i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetëizolim dhe bartja e maskave është obligative.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike, private, posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetëizolim dhe bartja e maskave është obligative”

“Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike edhe drejt humbjes së kontrollit, edhe drejtë mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht” shkruan IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

PESËDHJETË E TRE RASTE ME COVID-19 DHE SHTATË TË SHËRUAR!Sot më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, June 13, 2020

LAJME TË TJERA