S’ka kuorum, dështon rezoluta e VV’së dhe e PDK’së

 S’ka kuorum, dështon rezoluta e VV’së dhe e PDK’së

Nuk janë miratuar propozim-rezolutat e VV-së dhe PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 për shkak të mungesës së kuorumit.

Për projekt-rezolutën e VV-së kanë marrë pjesë vetëm 25 deputetë në votim.

E për projekt-rezolutën e PDK-së morën pjesë vetëm 20 deputetë dhe edhe kjo nuk arriti të kaloi në mungesë të kuorumit.

Njësoj, nuk ka kaluar as projekt-rezoluta për gjendjen financiare në Telekom.

Votuan vetëm 27 deputetë dhe për këtë arsye, u shty për një moment tjetër.

LAJME TË TJERA