Smajl Latifi s’i beson stafit të tij! E fillon fushatën ku në thelb vë veten dhe jo AAK-në!

 Smajl Latifi s’i beson stafit të tij! E fillon fushatën ku në thelb vë veten dhe jo AAK-në!

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillimi i fushatës zyrtare në vendin tonë për zgjedhjet lokale.

Për këto zgjedhje të 17 Tetorit, kreu aktual i Rahovecit, ka paralajmëruar se fushatën do ta përqendrojë totalisht në rrjetet sociale, shkruan 07 Press.

Megjithatë, një detaj interesant është vërejtur në llogo. Në thelb, i pari i qytetit vë emrin e tij personal, duke përçuar këshu një mesazh për votuesit potencialë, që ta votojnë si njeri, e jo si kandidat i partisë.

Ndoshta është një “kartë” e Latifit për t’u tërhequr nga disa prej njerëzve të stafit të tij që janë akuzuar për mos-angazhim gjatë mandatit që po shkon drejt fundit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket garës në kryeqytetin e bujqësisë, aty ku Latifi kërkon edhe një mandat, ani pse tani do të ketë konkurrencë tejet të madhe, ku secila parti, si LDK-ja, VV-ja apo PDK-ja ka gjasat e veta që ta mposhtin atë.

LAJME TË TJERA