Sondazhi: Nëse vendi shkon në zgjedhje, LVV do të fitonte 56 ulëse

 Sondazhi: Nëse vendi shkon në zgjedhje, LVV do të fitonte 56 ulëse

Lëvizja Vetëvendosje së fundmi ka realizuar një sondazh, ku në pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor cilin subjekt do ta vontonit, sipas tyre shumicën parlamentare do ta kishte LVV-ja.

Sipas tyre LVV do të kishte 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja dhe LDK-ja me nga 18 ulëse, AAK-ja 8 ulëse dhe +20 ulëset e minoriteteve që janë të garantuara me Kushtetutë.

“Kanë mjaftuar vetëm 120 ditë të qeverisë Kurti për ta përmbysur komplet skenën politike në vend. Qytetarët e vendit kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj.

Në sondazhin e muajit qershor qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin. Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor atëherë Lëvizja VETËVENDOSJE! do të kishte 56 ulëse në Kuvend, ndërkaq si kandidat për Kryeministër Albin Kurti gëzon mbështetjen e 47.8%, të gjithë liderët e tjerë politik së bashku nuk arrijnë këtë përqindje të mbështetjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Kujtojmë se Albin Kurti ishte zgjedhur kryeministër më 3 shkurt të këtij viti, ku pas 50 ditëve të qeverisjes ai shkarkua nga Kuvendi i Kosovës pas mocionit të iniciuar nga partneri i tij i koalicionit LDK. Kurti e vazhdoi mandatin e tij si kryeministër në detyrë deri më 3 qershor 2020.

LAJME TË TJERA