Sot ndeshja e radhës për Mërgim Vojvodën e Torinon

 Sot ndeshja e radhës për Mërgim Vojvodën e Torinon

Mërgim Vojvoda e Torino sot do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës në Serie A.

Skuadra nga qyteti industrial udhëton drejt “Mappei Stadium”, për t’u ndeshur me Sassuolon, përcjell GazetaBlic.

Një test ky goxha i vështirë për torinezët, që edhe më tutje nuk e kanë arkëtuar asnjë pikë këtë edicion. Sassuolo ndërkaq pozicionohet në vendin e dytë, me vetëm dy pikë më pak se Milani, kryesues.

Gjithsesi, përkundër humbjeve të ekipit, mbrojtësi i djathtë kosovar ka treguar paraqitje të shkëlqyera, teksa dy herë edhe ka asistuar.

Madje, loja e tij u ka pëlqyer mjaft shumë tifozë, që e kanë vlerësuar zbarkimin e tij si më të mirin e disa merkatove të fundit.Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

LAJME TË TJERA