Sot Rahoveci, nesër Vëllaznimi, të hënën Malisheva

 Sot Rahoveci, nesër Vëllaznimi, të hënën Malisheva

Këtë fundjavë zhvillohet xhirot respektive në të gjitha rangjet e futbollit kosovar.

Aty do të luajnë edhe skuadrat e rajonit 07, gjegjësisht Rahoveci, Vëllaznimi e Malisheva, përcjell 07 Press.

Rahoveci do të jetë i vetmi që do të luajë sot. Pa ndihmën e “Vreshtarëve” për shkak të rregullave nga koronavirusi, “bardhë e kaltërit” nga “Jahja Danuza” do ta mirëpresin Vëllazërinë e Zhurit, me synimin e vetëm trepikëshin dhe vazhdimin e qindpërqindtë.

Në anën tjetër, Vëllaznimi ndeshjen e kësaj jave e luan nesër, ku do të jetë nikoqir i Istogut. Kurse, Malisheva, që të enjten fitoi në udhëtim te Trepça, do ta pret Dukagjinin e Klinës, të hënën e 5 Tetorit.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 15:00, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim të mundshëm.

/07 Press/

LAJME TË TJERA