Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me koronavirus, nëntë në gjendje të rëndë
Spanjollja 113-vjeçe është personi më i moshuar në botë që e mposhti Koronavirusin

Një grua 113-vjeçe nga Girona e Spanjës është shëruar nga Koronavirusi.
Hulumtuesit thonë se ajo është personi më i vjetër në botë që i ka mbijetuar sëmundjes së re.
Mediat lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila gjithashtu është personi më i moshuar në Spanjë, e mposhti Koronavirusin pasi luftoi për disa javë me të.
Pasi kishte dalë pozitive në test, zonja Branyas ishte vendosur në karantinë në dhomën e saj në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më vonë doli negative në testin për Koronavirus. Dy persona të tjerë në këtë shtëpi të kujdesit kanë vdekur nga virusi i ri.
Për më tepër, kur ajo ishte fëmijë, e kishte mposhtur edhe Gripin Spanjoll, që ishte pandemia më vdekjeprurëse e shekullit të kaluar, e përhapur në vitet 1918-1920, shkruan “Anadolu”./Objektiv/