Arrestohet shoferi që në gjendje të dehur goditi me veturë një këmbësore në Gjakovë

Një këmbësor është goditur nga një veturë në Gjakovë.

I njëjti sipas policisë, po voziste derisa ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shofer.

E drejtori i Trafikut Rajonal, Albin Sahatqija ka thënë për teve1.info se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar automjeti.

“Aksidenti është me lëndime të lehta. Personi nën ndikim të alkoolit. Është arrestuar nga policia dhe me urdhër te Prokurorit është ndaluar në ndalje. I njëjti ka pasur mase mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit me herët nga Trafiku Rajonal dhe tani ju ka konfiskuar edhe automjeti”, tha ai.