Stafit shëndetësor i vazhdohet paga shtesë prej 10% për shkak të përballjes me COVID-19

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka hedhur si propozim-vendim vazhdimin e mbështetjes për stafin shëndetësorë.

Ministri Murati sqaroj se kjo mbështetje ishte paraparë të përfundojë në muajin qershor, por duhet vazhduar për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Në zbatim të masës 4.1 mbështetja e Shëndetësisë, propozimi për aprovimin e pagës shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë, profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës dhe sektorin publik për periudhën korrik-tetor 2022.

“Vazhdohet mbështetja që ka qenë për stafin shëndetësorë në kuadër të masave në luftën kundër pandemisë COVID-19.Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë të vazhdojë deri në fund të muajit qershor, pro tani me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë se mbështetja duhet të vazhdojë.Pra ajo mbështetje prej 10% mbi pagën bazë sepse konsiderojmë të nevojshme që të ketë staf të motivuar dhe të angazhuar në luftën me pandeminë”,tha ministri Murati, shkruan lajmi.net.

Ai theksoi se parashihet të ndahen 5.5 milionë euro dhe ndahet nga kodi 29/300.

“Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësorë, iu ftoj që ta votoni”, shtoi ai.

Ministriat e Qeverisë Kurti kanë votuar pro, pa asnjë abstenim dhe asnjë kundërshtim./Lajmi.net/