Stërmbushen klinikat, 141 pacientë me Coronavirus po trajtohen në QKUK

 Stërmbushen klinikat, 141 pacientë me Coronavirus po trajtohen në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u trajtuar 141 pacientë me Covid-19 pozitivë.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjenoterapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

​Infektivja njofton se nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.​

Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

LAJME TË TJERA