Stomatologët të pakënaqur me qeverinë: Ua mbyllën ordinancat, por i lanë jashtë pakos emergjente

 Stomatologët të pakënaqur me qeverinë: Ua mbyllën ordinancat, por i lanë jashtë pakos emergjente

Me vendim të qeverisë së Kosovës në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, u mbyllën të gjitha ordinancat stomatologjike. Për më tepër, pas ndërprerjes së veprimtarisë së tyre, qeveria nuk i përfshiu stomatologët as në pakon emergjente.

Stomatologët u lanë në harresë nga qeveria e Kosovës. Ky sektor shumë i rëndësishëm privat, mbeti pa përkrahje edhe në pakon emergjente të hartuar për sektorin privat.

Kryetari i Odës së Stomatologëve, Blerim Kamberi, për lajmi.net ka thënë se në lidhje me çështjen në fjalë, i është drejtuar tre ministrave të qeverisë Kurti, mirëpo që deri më tani nuk ka pasur lëvizje në këtë aspekt.

Për më tepër, Kamberi ka shpjeguar se me anë të një vendimi të MSH-së, janë mbyllur ordinancat, mirëpo se shqetësimi sipas tij qëndron tek fakti se shumë punonjës të tyre, me pagën që merrnin në këto ordinanca mbanin edhe familjet e tyre.

“Ju kam drejtuar tre ministrave lidhur me këtë çështje se pse nuk janë përfshirë, duke qenë se është marrë vendim për mbylljen e sektorit privat stomatologjik. Në pakon emergjente stomatologët nuk janë përfshirë. Pra, pse me mbet anash, pavarësisht natyrës së punës. Kam bërë apel në emër të stomatologëve, dhe besoj që nuk ka asgjë të keqe. Pra, mendoj që duhet të shikohet procedura dhe jo në mënyrë arbitrare të jepen pagesat. Ne shpresojmë t’u dalim në ndihmë të paktën disa stomatologëve që mbajnë familjet”, ka thënë Kamberi.

Sipas Kamberit, është plotësisht i kuptueshëm vendimi i ministrisë për mbylljen e ordinancave, mirëpo se sipas tij do të ishte dashur të gjindej një zgjidhje përmes përkrahjes financiare.

E në letrën që Kamberi ua ka dërguar tre ministrave; Besnik Bislimit, Rozeta Hajdarit e Arben Vitisë, ai ka shprehur shqetësimin e tij, duke kërkuar që të kompensohen pagat për të gjithë punonjësit e ambulancave stomatologjike, pagesat për qiratë dhe për tatimin në fitim.

Lajmi.net ua sjell më poshtë kërkesën e plotë të Odës së Stomatologëve drejtuar tri ministrive:

lass="alignnone size-full wp-image-11004" src="https://07press.com/wp-content/uploads/2020/11/Logo-Vector-XHULI-Finale-2-Versione.png" alt="" width="320" height="100" />

LAJME TË TJERA