Stuhi e fuqishme në këtë qytet të Kosovës, rrëzohen pemët dhe shkaktohen dëme të mëdha

 Stuhi e fuqishme në këtë qytet të Kosovës, rrëzohen pemët dhe shkaktohen dëme të mëdha

Stuhi e madhe e shiut e ka përfshirë mbrëmjen e sonte Gjilanin. Stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Komuna ka njoftuar se nga stuhia janë rrëzuar edhe pemë në qytetin e Gjilanit.

Njoftimi i plotë i Komunës ë Gjilanit:

Komuna e Gjilanit sot gjatë orëve të mbrëmjes, është kapluar nga reshje të stuhishme të shiut, që kanë shkaktuar dëme në qytet, thyerje të drunjve, dëmtim të veturave, vërshime të bodrumeve në lagjen Arbëria dhe ndërprerje të energjisë në lokacione të ndryshme.

Njësitet profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar menjëherë në largimin e drunjve të rrëzuar në rrugë, gjithashtu kanë intervenuar edhe në largimin e veturave të bllokuara nga stuhia e shiut.

LAJME TË TJERA