Sulmi ndaj imamit në Podujevë, 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit

Tre vëllezërit Murturi, të dyshuarit kryesorë për sulm ndaj imamit Zeqir Berisha, do të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim.

Kjo masë tre të dyshuarve iu është caktuar të premten.

Vapa mbërthen Kosovën, por parashikohen edhe reshje shiu

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Imami i xhamisë në Lupç, Zeqir Berisha, është rrahur rëndë javën e kaluar nga tre persona para namazit të jacisë.

Dyshimet e para janë, se incidenti ka ndodhur pasi tre të dyshuarit kanë synuar të imponojnë mënyrë tjetër të faljes në xhami.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës gjatë së martës