Sulmojnë një person me thikë, arrestohen dy gjakovarë

 Sulmojnë një person me thikë, arrestohen dy gjakovarë

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin sulmuar një person duke e goditur me thikë, me ç’rast viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00 në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë, me ç’ rast viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:

‘Kushërinjtë janë për shtëpi’: Pasi Haskuka punësoi vajzën e axhës, ish-këshilltari ia kujton Kurtit deklaratën për punësimet familjare

LAJME TË TJERA