Super-lajm: Qeveria vendos t’i dyfishojë pagesat për këtë kategori

 Super-lajm: Qeveria vendos t’i dyfishojë pagesat për këtë kategori

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka njoftuar se janë dyfishuar pagesat e skemës sociale.

Ky vendim vie në kohën kur këto familje kanë më së shumti nevoj për mbështetje shtesë veçmas në ketë periudhë të vështirë pandemie nëpër të cilën po kalojmë.

“Jemi shumë të përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçmas pranë atyre që në këto ditë të vështira kanë nevojë për mbështetjen tonë”, thuhet në njoftimin e Reçices.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë po ndaj me ju një lajm shumë të mirë për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale.

Në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi marrë vendim për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor – dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.

Ky vendim vie në kohën kur këto familje kanë më së shumti nevoj për mbështetje shtesë veçmas në ketë periudhë të vështirë pandemie nëpër të cilën po kalojmë.

Jemi shumë të përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçmas pranë atyre që në këto ditë të vështira kanë nevojë për mbështetjen tonë.

LAJME TË TJERA