Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Superkupa e Kosovës në basketboll zhvillohet në Prishtinë

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë.

Bordi i FBK-së e ka miratuar këtë ofertë të Sigal Prishtinës.

Gjithashti, Bordi ka udhëzuar klublin kryeqytetas që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës.

“Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kosova U19 mposhtet në udhëtim nga Suedia